Plas debati, Edona e ‘Përputhen’ për Antonetën: “Flet mbrapa krahëve, do të ulësh njerëzit”

Edona dhe Antoneta, dy vajzat e “Përputhen” kanë folur së fundmi mbi raportin mes tyre dhe kanë treguar se çfarë mendojnë për njëra-tjetrën.
 
Edona ka thënë se Antoneta flet prapa krahëve dhe ka tendencë t’i ulë të tjerët në ato që thotë. Ndërkaq, Antoneta i ka mohuar fjalët e saj.
 
 
“Thjesht ideja meqë ne jemi të treja këtu dhe diskutojmë pëlqimet tona është më mirë se sa të flasësh mbrapa krahëve. Antoneta ta jep përshtypjen se është një vajzë shumë pozitive, shumë e këndshme ama duket sikur çdo fjalë e thotë me tendencë që të ngrejë veten dhe të ulë të tjerët”, u shpreh Edona në “Shqipëria live”.
 
“Gjithmonë tendenca ka qenë prej teje, që unë e ndjej. Ndoshta jam unë gabuar, këtë e gjykojnë në mënyrë më të ftohtë personat që na shohin. Unë nuk kam thënë asgjë për të të ofenduar”, iu kthye Antoneta.