Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet ish-kandidati për deputet
Një sherr i ndodhur për motive të dobëta ka rezultuar në përdorimin e armëve dhe në plagosjen e një personi në Durrës. Mësohet se pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar i ka qëlluar 31-vjeçarit Ardit Kërtusha në këmbë. Kërtusha është i njohur pasi ka kandiduar për deputet për Partinë Demokratike në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” – njofton policia.