Plagosi ish-të dashurën pasi nuk pranonte të ndahej, i riu flet para policisë: “Doja ta trembja”

30-vjeçari nga Shkodra, Fadil Likaj, i cili plagosi ish-të dashurën e tij në Vlorë ka dhënë dëshminë para Policisë, duke u shprehur se ka pasur për qëllim vetëm ta trembë atë dhe jo ta qëllonte me armë.

“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja” është shprehur ai në gjendje.

Ish-e dashura e tij, 20-vjeçarja nga Berati kishte vendosur të ndahej nga Likaj por ky i fundit nuk e ka pranuar këtë fakt. Ai e ka tërhequr 20-vjeçareb zvarrë për disa metra dhe më pas i ka drejtuar pistoletën duke e qëlluar me plumb afër kokës.

Në çantë ka pasur dy granata, njërën e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën. Likaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentative, si dhe posedim të armëve dhe municioneve luftarake pa leje.

/News31