Pirro Çako kur ishte 30 vjeç dhe i martuar, i biri ndan foton e rrallë
Nuk duket se ka ndryshuar shumë në pamje, edhe pse kanë kaluar dy dekada kur kantautori i njohur Pirro Çako shkrepi këtë foto me djalin e tij, Anthony. Ishte koha kur muzikanti ishte i martuar me sopranon Inva Mula, dhe jetonte në Paris, ku kujdesej shumë për të birin. Anthony tani i rritur mesa duket ka ndjerë nostalgji për moshën e fëmijërisë, koha kur kalonte shumë kohë më babin. Sot ata jetojnë në distancë, duke qenë se ai vazhdon jeton në Paris, ndërsa Pirro është kthyer në Tiranë. /Story.al/