Pësoi hemorragji në tru, zbulohet gjendja e legjendës së futbollit, Diego Maradonës pasi iu nënshtrua operacionit

Legjenda e futbollist, Diego Maradona iu është nënshtruar një operacioni pas mpiksjes së gjakut në tru.

Mjeku i tij personal informoi se ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses.

“Kjo hematomë kronike subdurale u hoq me sukses,”- tha mjeku, Leopoldo Luque, në një deklaratë. “Diego i rezistoi shumë mirë operacionit. Ai është zgjuar. Gjithçka është në rregull.”

Legjenda argjentinase u shtrua fillimisht në një klinikë në La Plata të hënën dhe më pas u transferua në klinikën Olivos rreth 70 kilometra larg, tha Luque para operacionit.

Hematoma subdurale konsiderohet ndër më vdekjeprurëset nga të gjitha dëmtimet në kokë.

Zakonisht rezulton nga dëmtime të rënda në kokë, por mund të shkaktohet edhe nga dëmtime të vogla dhe mund të qëndrojë pa u vënë re për disa ditë ose javë.

Maradona, i cili mbushi 60 vjeç të premten, është aktualisht trajneri kryesor i Gimnasia y Esgrima de La Plata.

/Panoramaplus.al