Pesë muajt që ndryshuan përgjithmonë Klea Hutën

Klea Huta ka pasur një datë të shënuar dje dhe këtë sapo na e tregoi me videon e fundit pranë të birit, Krid i cili duket se buzëqeshjet më të mëdha i merr nga mami.

“Dje 04/11/2020, 5 muaj dashuri, 5 muajt më të bukur të jetës sime. Për këtë të qeshurën tënde do lëviz malet mama jote Krid, o shpirt i shpirtit tim”, ka shkruar Klea krah momenteve më të bukura me të birin.

Epo nëse ju lind pyetja pse Klea shfaqet përherë e qeshur, është e qartë se Krid i ka sjellë shumë gëzim familjes së tyre.

Pak ditë më parë Huta u rikthye edhe në ekran në ‘Vizion Plus’ me spektaklin ‘Këngë moj’, moment të cilin me siguri moderatorja ia dedikon dashurisë së saj më të madhe, që mban emrin Krid.

revistawho.com

Me te lexuarat