Përse anëtarët e K-Pop nuk mund të kenë partnere
Fotot e anëtares së “BLACKPINK” Jeenie dhe anëtarit të BTS V në Francë kanë bërë bujë. Ka pasur edhe shumë kritika sepse duket se yjeve të muzikës koreane nuk lejohen të kenë lidhje romantike.
Në Korenë e Jugut është e ‘neveritshme’ që ata të kenë një partner, pasi për disa fansa është një shenjë tradhtie, e cila çon në zhgënjim absolut nga publiku, raporton ‘Marca‘.
Ka pasur raste kur këngëtaret e K-pop-it i kanë mbajtur të fshehta lidhjet e tyre, por rasti i Jeenie dhe V ka qenë i ndryshëm, jo vetëm sepse janë kapur në rrugët e Parisit, por edhe sepse janë parë me të njëjtën varëse.
Ka disa diskografi muzikore që vendosin rregulla strikte në kontratat e tyre që artistët nuk lejohen të kenë një partner për sa kohë zgjat kontrata. Në disa raste ky ndalim mund të jetë vetëm për kohëzgjatjen e stazhit, ndërsa në raste të tjera është i pacaktuar.
Madje agjencitë muzikore pretendojnë se ky vendim është për të mirën e artistit, pasi duhet të mësojnë koreografi, të bëjnë prova, të promovojnë ndër të tjera aktivitete si intervista dhe sesione fotografike.