Përputhur pa përputhur, Tea na shfaqet krejt tjetër njeri

Që pas largimit nga “Përputhen”, Tea ka qenë në vëmendje jo vetëm për lidhjen e ndarjen me Beartin, por edhe për ndryshimin që ka pësuar në pamje. Ish-konkurrentja hoqi kilet e tepërta nga pesha dhe nisi të eksperimentojë edhe me flokët, herë bjonde, herë të kuqe, herë të shkurtra e herë të gjata.

Këtë herë Tea është shfaqur komplet ndryshe, teksa po shijon pushimet në jug të vendit. E veshur me fustan të gjatë, në formë shumë të mirë fizike dhe me flokët ngjyrë kafe, ajo thuajse nuk njihet.

Madje fotot i ka shoqëruar me një përshkrim që tregon shumë.

“Jam diku në mes të asaj që isha dhe të asaj që do jem nesër” -shkruan Tea.