Përplasje në studion e “Përputhen”, Fationi largohet nga programi: “Nuk bëhem pjesë e intrigave”

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në studion e Përputhen ku njëri prej konkurentëve të rinj është përplasur me Fationin. Tonet e larta dhe ofendimet kanë detyruar produksionin të ndërpresin puntatën, ndërsa debati mes tyre duket se nuk ka mbaruar aty.

Gjithçka ka ndodhur, në skenë dhe prapa, kanë detyruar Fationin, një prej protagonistëve të programit, të largohet. Me anë të një postimi në Instagram ai ka bërë me dije se nuk do jetë më pjesë e formatit, nisur nga intrigat, mashtrimet apo dyfytyrësia e konkurentëve të tjerë, ndërsa ai vetë nuk del dot nga vetja.

Ai shprehet se atij vetë nuk i pëlqen më emisioni në këto puntata të fundit dhe drejton shumë akuza ndaj vajzave dhe djemve të tjerë. Megjjthatë ai i drejtohet me respekt autores, opinistit Arjan Konomi dhe Bora Zemanit dhe e mbyll me shprehjen e famshem: “Ashtu e ndjeva, ashtu e bëra”.

Ndërkohë edhe produksioni ka marrë një vendim për Fationin, pavarësisht se ai ka marrë vendimin për t’u larguar.

/News31