
Përplasja fizike Blushi-Haliti, pamje të reja
Ka dalë një tjetër foto nga përplasja e sotme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, mes Tedi Blushit dhe Valter Halitit.
Dy këshilltarët janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin në fillim dhe më pas ndodhi përplasja fizike. Fillimisht pati raportime sikur vetëm Blushi e kishte goditur Halitin, por edhe ky i fundit ka vepruar kundër Blushit. Këshilltari i Partisë së Lirisë u mbajt 5 orë në komisariat për të dhënë shpjegime lidhur me këtë ngjarje.