Përpara jush Selvije Kasapi. Shpati martohet zyrtarisht

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija i kanë dhënë fund zyrtarisht beqarisë duke celebruar dashurinë e tyre. Me një foto së bashku, ku Selvija shfaqet me lule në duar dhe e veshur me të bardha, këngëtari na tregoi se mbiemri i partneres së tij tashmë ka ndryshuar.

Detaje të tjera nuk jepen, por siç kuptohet ceremonia paska qenë shumë e thjeshtë në çdo aspekt. As Selvijen nuk e pamë nuse e as Shpatin dhëndër, por të dy duken shumë të lumtur për statusin e ri.

A do ketë një dasmë tipike shqiptare? Kjo mbetet për t’u zbuluar në vazhdim./revistawho.com