Përlotet Pirro Çako, tregon dëshirën e fundi të babait: Më tha të mos…

Kantautori i njohur, Pirro Çako ka rrëfyer për herë të parë dëshirën e fundit të babait të tij, Gaqo Çakos.

I ftuar në emisionin  “Rudina”, Pirro Çako tha se dëshira  e fundit e babit të tij ishte që ai të vazhdonte të shkruante këngë sa më gjatë dhe të mos tërhiqej, dëshirë për të cilën Pirro tregon se u betua për t’ja përmbushur.

Pirro-Cako-1

Babai më tha pse të mos shkruash këngë sa më gjatë? Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ia vlejë. Jam betuar që do t’ia realizoj dëshirën dhe këshillën që më dha për të mos ndaluar asnjëherë së bëri muzikë“, u shpreh Çako.

Kantautori zbuloi edhe një detaj shumë interesant të këngës “Rrugët e atdheut më thërrasin”, të cilën tenori Gaqo Çako ia ka kushtuar atij.

Pirro-Cako-2

Në këngën “Udhët e atdheut më thërrasin”, në vargjet “biro, ardhsh i bardhë”, ai e ka thënë “Pirro, ardhsh i mbarë”. Po ta dëgjojmë me vëmendje, ajo është e thënë pastër “Pirro, ardhsh i mbarë” dhe një nga këngët që ai kishte qejf të vihej në homazhe ishte pikërisht kjo këngë dhe “Fjalët e qiririt”. Këto ishin ato këngët që donte të kishte atë ditë“, tregoi kantautori i përlotur.