Përleshje e dhunshme me 4 të plagosur në Itali, policia gjen një vesh të këputur në tokë

Katër persona u plagosën në një përleshje që shpërtheu pak para agimit në Viale Europa, në Talsano, një fshat i populluar i Tarantos.

Njërit prej të përfshirëve në sherr, sipas asaj që mësohet, i është shkëputur një pjesë e llapës së veshit. Sherri ka ndodhur brenda një dhome dhe ka degjeneruar jashtë, ku janë përfshirë një numër i paspecifikuar personash të cilët kanë shkëmbyer goditje shumë të dhunshme deri në mbërritjen e policisë.

Një person vendas i përfshirë në përleshje u arrestua nga policia. Dy prej të plagosurve kanë pësuar lëndime më të rënda dhe janë transportuar në spital. /abcnews.al/