Përherë në formë, Ledina Çelo i rikthehet palestrës pas 2 muajsh

Pas ditëve të pushimit në Shqipëri, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ledina Çelo duket se i është kthyer stërvitjes së rregullt në palestër. Ajo ka ndarë një foto nga ambientet e palestrës duke shkuar: “Pas 2 muajsh fillova sërish palestrën dhe pse 2 kg më pak”.

Ajo çfarë bie në sy janë format perfekte të Ledinës, e cila gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me elegancën e saj. Megjithatë duket se këngëtarja e ka të qartë se do të kujdeset maksimalisht për trupin e saj edhe në këtë periudhë ku impenjimet e shumta kanë filluar, ndër to dhe kujdesi për detyrat e fëmijëve.

Kujtojmë se me postimet në rrjetet sociale, Ledina ka treguar se shumë shpejt do të sjellë dhe muzikë të re, megjithatë nuk ka zbuluar asnjë afat kohor se kur do të rikthehet në skenën shqiptare./revistawho.com