Përfshihet nga zjarri banesa e këngëtarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë
Banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.
“Po është djeg po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi.
I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.
Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren. Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale./Dosja.al