Përdorni parfumin si profesionistët!
Blerja e një parfumi të shtrenjtë nuk e siguron suksesin në jetëgjatësinë e aromës. Njësoj sikurse me një kostum të mirë, edhe parfumin duhet ta dini ta përdorni mire, të paktën kështu thonë profesionistët e kësaj çështje. Kur nuk dini ta përdorni parfumin e preferuar, ju vetëm e harxhoni kot pa e marrë efektin që e dëshironi. Në fakt, ju mund t’i bezdisni edhe njerëzit afër jush me aromën tuaj.
Lind pyetja ku duhet ta aplikoni parfumin që të keni efektin e dëshiruar?
Në zonën prapa veshëve dhe kyçeve të dorës.
Në këto zona, enët e gjakut janë vërtet afër sipërfaqes së lëkurës, ndërkaq pulsi dhe temperatura do ta ndihmojnë aromën të shpërndahet.
Në flokë
Është fakt i njohur mirë se flokët e ruajnë aromën falë teksturës që kanë. Sidoqoftë, ju duhet t’i mbani mend disa truke: parfumet që përmbajnë alkool i thajnë flokët, prandaj në vend se ta aplikoni direkt në flokët, parfumet e tilla spërkatini në furçë të flokëve para se ta përdorni.
Në pjesën e pasme të qafës
Kjo ndoshta është zona më e “fuqishme”: e mban aromën më gjatë sesa zonat tjera!
Në pjesën ku lakohet bërryli
Ekspertët e parfumit thonë se kjo është zonë më e përshtatshme sesa qafa apo kyçi i dorës. Kushtojini vëmendje faktit se lëkura në këtë zonë është shumë e butë, prandaj ka pak më shumë rrezik të keni reaksion alergjik si pasojë e përbërësve të parfumit./Bulevard