![](https://story.al/wp-content/uploads/2018/07/Skivi-1.jpg)
Përçarje tjetër mes “BabaStars”, reperi Skivi largohet nga grupi
Reperi i njohur Skivi është larguar nga labeli i njohur ‘BabaStars’. Lajmin e ka bërë të ditur ‘lajme.net’, ndërkohë që mësohet se prej një viti reperi nuk është më pjesë e këtij labeli.
Kjo vërtetohet edhe me faktin që dy këngët e fundit të tij nuk janë publikuar në kanalin e grupit por në atë të Skivit.
Kjo nuk është hera e parë që ky grup ka probleme. Në vitin 2017 edhe reperi Albert Krasniqi u largua duke e quajtur ‘BabaStars’ si monopol dhe se reperat nuk promovohen siç duhet, sipas Who.
![](/wp-content/uploads/2020/04/Alviero-400x150-1.png)