Për t’u parë me patjetër/ Filmat dramatikë më të mirë të vitit 2020

Nëse keni vendosur që mbrëmjen ta mbyllni me një film, ne iu sugjerojmë disa nga dramat më të mira të këtij viti, që do t’ju kursejnë kohë duke kërkuar për filmin e duhur.

Emma – Një udhëtim në botën rrëzëllitëse të sjelljeve, mblesërive e ligësive. Me aktorët Anya Taylor-Joy, Bill Nighy, Miranda Hart e Josh Connor. Edhe pse historia foksuohet në shkellin ’19, përshtatet kaq mirë edhe me kohët e sotme.

The Assisant – Jane, një e sapodiplomuar punësohet në punën e saj të ëndërruar si një asistente e re në botën e filmit. Teksa Jane ndjek rutinën e saj të përditshme, ajo bëhet gjithnjë e më e vetëdijshme për abuzimin që fshehtas ngjyros çdo aspekt të ditës së saj të punës, një akumulim degradimesh ndaj të cilave ajo vendos të marrë një qëndrim.

And then we danced – Një balerin dhe partneri i tij janë stërvitur për vite me radhë për një vend në Ansamblin Kombëtar të Gjeorgjisë. Ardhja e një valltari tjetër trazon ujërat duke shkaktuar një rivalitet të fortë që mund ta bëjë të rrezikojë të ardhmen e tij.

Never Rarely Sometimes Always – Përballë një shtatzënie pa plan dhe mungesës së mbështetjes, Autumn dhe kushërira e saj, Skylar, shkojnë në New York City në një udhëtim miqësie, trimërie dhe dhembshurie.

The Trial of the Chicao 7 – Filmi bazohet në gjyqin famëkeq të vitit 1969 të shtatë të pandehurve të akuzuar nga qeveria federale për komplot.

Nomadland – Një grua nis një udhëtim nëpër Amerikën Perëndimore pasi humbi gjithçka gjatë recesionit.

Minari – Tregon një familje amerikane koreane që kërkon një jetë më të mirë kur zhvendoset në një fermë të vogël në Arkansas.

Promising Young Woman – Asgjë në jetën e Cassie nuk është ajo që duket. Ajo është e zgjuar, dinake dhe po bën një jetë të dyfishtë sekrete natën. Por një takim i papritur është gati t’i japë Cassie një shans për të ndrequr gabimet nga e kaluara.