Për të mos u humbur! Videoja ku DMX kërcente valle shqiptare në Prishtinë

Pas lajmit të hidhur se reperi DMX ka ndërruar jetë, së fundmi një video e të ndjerit duke kërcyer valle shqiptare po bëhet virale.
Ndër koncertet e shumta që ai ka mbajtur gjatë karrierës së tij, disa vite në parë ka qenë edhe në Prishtinë. Reperi mbajti një super koncert në vitin 2013, ku grumbulloi një numër të madh adhuruesish.

Por në një video të publikuar në YouTube, ai shihet në një lokal me disa njerëz, duke kërcyer me këngë shqiptare. Reperi ka dhënë maksimumin teksa atmosfera duket shumë e zjarrtë.

DMX, i njohur për hite të shumta, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare ditën e sotme. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Artisti ishte shtruar në spital që nga java e kaluar kur pësoi sulm në zemër në shtëpinë e tij në New York, pasi kaloi në mbidozë.

/News31