Për të kuptuar nëse jeni, ose jo në një marrëdhënie të lumtur mjafton t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve
Jeta në çift mund të jetë pak e komplikuar dhe ndonjëherë partnerët mund të pyesin veten nëse ja vlen ose jo të vazhdojnë lidhjen. Për t’ua bëtë më të lehtë këtë vendim ekspertët e marrëdhënieve në çift kanë krijuar një listë me pyetje, përgjigjet e të cilave mund të zbulojnë nëse jeni, ose jo ne një marrëdhënie të lumtur.
Partneri të bën të ndihesh mirë me të?
Ndihesh rehat me partnerin dhe e ke të lehtë të diskutosh me të për të ndarë ndjesitë dhe mendimet?
Ju e keni pranuar njëri-tjetrin kështu siç jeni dhe nuk keni nevojë të ndryshoni?
Kur keni probleme i zgjidhni duke diskutuar me qetësi?
Ju i merrni vendimet bashkë duke respektuar njëri-tjetrin?
Jeni miqtë më të mirë të njëri-tjetrit?
Do t’i besoje partnerit fjalëkalimet si dhe të dhënat e llogarive bankare?
Miqtë dhe familjarët e tu mendojnë se ti ke një marrëdhënie fantastike me partnerin?
A ekziston xhelozia, gënjeshtrat dhe kontrolli në marrëdhënien tuaj?
A ndani të njëjtat këndvështrime sa i përket politikës, fesë dhe rëndësisë së martesës?
A jeni emocionalisht të qëndrueshëm?
Kur flet me dikë për veten dhe partnerin përdor përemrin “ne”, apo “unë dhe ai”