Për shkak të Koronavirusit, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare ylli i “Broadway”
Pas tre muajve luftë në spital, ylli i musical-it “Broadway”, aktori kanadez Nick Cordero 41 vjeç e humbi jetën për shkak të komplikimeve shkaktuar nga COVID-19.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë bashkëshortja e tij, Amanda Kloots.
“Zoti ka një tjetër engjëll tani . Ishte i rrethuar nga dashuria e familjes që u lutën të ikte në paqe”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se Nick ishte baba i një djalë 1 vjeç, i cili quhet Elvis.