“Për një çantë ‘Gucci’ ”/ Indinjohet Alesia Bami: S’jam kundër lidhjes me burra të martuar: Gocat janë të vogla, gënjehen nga pleqtë

Teksa në “Trotuar” diskutohej pikërisht kjo temë, Alesia u shpreh se vajzat e vogla gënjehen nga të moshuar dhe mendojnë se personi përballë po bën për ta. Sipas ish-velinës, ato gënjehen për një çantë ‘Gucci’.

Alesia Bami, ish-velina është shprehur totalisht kundër paragjykimeve të të rinjve të lidhen me njerëz më të rritur në moshë dhe të martuar. Teksa në “Trotuar” diskutohej pikërisht kjo temë, Alesia u shpreh se vajzat e vogla gënjehen nga të moshuar dhe mendojnë se personi përballë po bën për ta. Sipas ish-velinës, ato gënjehen për një çantë ‘Gucci’.

Pjesë nga biseda

Alesia Bami: Nuk kemi pse i paragjykojmë është jeta e tyre….

Nevina Shtylla: Unë kam një gjykim timin, s’po i paragjykoj

Alesia Bami: Unë nuk paragjykoj askënd sepse janë në jetën e tyre. Kur janë në moshë madhore, janë të sigurtë në ato zgjedhje që bëjnë dhe janë të vendosur. Ndërsa për vajzat e vogal uën revoltohem, sepse gënjehen nga 50-60 vjeçarë. Gënjehen për një çantë ‘Gucci’, për gjëra krejt të vogla. Gënjehen dhe si rrjedhojë e kësaj bien në dashuri me një person që mendojnë se po bën shumë për ta.

(f.m/dosja.al)