Për lidhjen me djaloshin 19 vjet më të ri, Adriana ka edhe mbështetjen e ish-bashkëshortit

Adriana Matoshi ka qenë e ftuar në ‘Ftesë në pesë’, pasditen e sotme dhe ka rrëfyer gjithçka për jetën e saj, pa dorashka. Sigurisht një nga bisedat që mori vëmendje ishte ajo për partnerin e saj, Keith. Edhe pse herë pas here u duhet të jenë larg njëri-tjetrit ata kanë arritur të mbajnë lidhjen të fortë duke i rezituar paragjykimeve dhe të gjitha komenteve negative që nuk kanë munguar.

Adriana ka rrëfyer shumë detaje për lidhjen e saj, duke nisur me momentin e njohjes. “Ai njihte shoqen time dhe i kishte thënë për mua. Ne dolëm sepse ajo na shtyu të takoheshim dhe për shumë kohë shëtisnim bashkë dhe u njohëm. Aty kuptova sa i pjekur ishte Keith, por nuk pati asgjë më shumë. Pastaj kuptuam që ndjenim për njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin”, shprehet ndër të tjera Adriana.

Keith është 21 vjeç dhe ka 19 vite diferencë nga aktorja, por kjo nuk ka ndikuar aspak në dashurinë e tyre. Nga ana tjetër, Adriana është nënë e 4 fëmijëve, më i madhi prej të cilëve është 20 vjeç. Ajo pranon se fëmijët e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe e kanë mbështetur.

Po ish-bashkëshorti si ka reaguar? “Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur”, me kaq ai ka përmbledhur çdo mendim, ka rrëfyer Adriana.

Aktorja ka arritur shumë suksese në fushën e saj profesionale, pasi është nderuar me disa çmime internacionale dhe ka rënë në sy të regjisorëve më të mirë ndërkombëtarë./revistawho.com