Për ditëlindje, Fero merr nga e dashura një tortë jo fort të zakonshme

Reperi, Fero po feston ditëlindjen dhe po mbush 23 vjet.

Urimet ishin të shumta në llogarinë e tij në Instagram, dhe madje ai kishte shtyrë datën e projektit të rij, që të përkonte më këtë datë të veçantë për të.

E natyrisht, që e dashura e tij Arbenita Ismajli do i dhuronte diçka reperit për ditëlindjen e tij.

Ndonëse një dhuratë nuk u bë publike, u bë publike torta e ditëlindjes – e që nuk është fort e zakonshme.

Një torte rrumbullake marzepani me gjethen e bimës prej nga nxirret marihuana.

Feros i urojmë edhe 100! /Prive.al