Për 2 vjetorin e lidhjes, Sin Boy i bën Rinës dhuratën romantike, reperja: Jam e jotja përgjithmonë

Ai ka surprizuar Rinën me një këngë, të krijuar enkas për të. “Rinasagapotedua”, është titulli i këngës, që tashmë do të shërbejë si ‘himn’ dashurie për çiftin.

Rina dhe SinBoy janë një ndër çiftet e showbizit që përveç se po përjetojnë një histori dashurie, po arrijnë dhe të jenë partnerë shumë të mirë dhe në muzikë.
Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë, ndërsa këngët dhe albumi i përbashkët kanë treguar se çifti po kalojnë kohën më të mirë së bashku.

Sot, dyshja feston dy vjetorin e lidhjes dhe dhurata e SinBoy është shumë ndryshe nga ajo që vajzat e sotme marrin.

Ai ka surprizuar Rinën me një këngë, të krijuar enkas për të. “Rinasagapotedua”, është titulli i këngës, që tashmë do të shërbejë si ‘himn’ dashurie për çiftin. Surpriza e SinBoy për vajzën që i ka vjedhur zemrën mund të gjende në Spotify, ndërsa Rina nuk mund të mos bënte një koment lidhur me këngën.

“Dhurata më e bukur. E jotja përgjithmonë”, ka shkruar ajo, teksa duket më e lumtur se kurrë për “Rinasagapotedua”.

(A.B)/Dosja.al