Pendesa e Ponit për fytyrën: Tani u ktheva siç më ka bërë mami
Me një foto të vetme në llogarinë e saj, Poni ka treguar ndryshimin e fundit në ‘look’ që ka bërë. Këngëtarja ka pranuar pa asnjë kompleks se ka eleminuar vetullat tatoo që ka pasur për t’iu kthyer një pamjeje më origjinale me vetullat e saj.
“Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja”, ka shkruar Poni krah postimit të fundit ku duket se ka vendosur të ketë një pamje sa më natyrale.
Vajzat e ekranit janë të gjitha të penduara që për vite me radhë kanë holluar vetullat dhe janë gjithmonë e më shumë duke iu afruar natyrales./revistawho.com