Pëllumb Pipero në trailerin e emisionit veror, mësoni ku do e shihni mjekun e famshëm të Covid -19

Listës së emisioneve verore i shtohet edhe “Ora Verore”, që nis trasmetimet së shpejti në ekranin e RTV Ora.

Nën autorësinë e Ronaldo Sharkës, i cili do të jetë gjithashtu edhe moderatori i emisionit së bashku me Albana Caushajn, këta dy të fundit premtojnë surpriza dhe risi, deri tek ato më ekstremet që do t’i shohim përgjatë ditëve të nxehta të verës.

Nga traileri i publikuar, në video shihet edhe Pëllumb Pipero, i cili u kthye në personazhin e vitit pas rënies së pandemisë së Covid-19.

Kujtojmë se Top Channel nis së shpejti me “Pushime ON Top”, nga Flori Gjini dhe Ori Nebijaj, ndërsa ABC News me “Edicioni Veror” nga Eni Shehu.

Epo, kjo verë do të jetë e nxehtë dhe në ekranet shqiptare pasi konkurenca do të jetë e fortë, të paktën ata që do jenë në shtëpi shumicën e kohës do kenë çfarë të shohin!

www.story.al