
“Pata shansin për të shkuar te Çelsi dhe Siti”, Van Dajk: Ja pse zgjodha Liverpulin
Virxhil Van Dajk injoroi një transferim të mundshëm te Siti, vetëm sepse preferonte të punonte me Jyrgen Klopin. Holandezi u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit në janar 2018 kur u transferua nga Sauthemptoni në Liverpul për 75 milionë paund.
“Unë pata shansin për të shkuar te Çelsi dhe Siti. Kur krahason klubet, ti shikon historinë, qytetin, skuadrën, planet e tyre për të ardhmen e afërt. Por gjëja më e rëndësishme që ti vlerëson është trajneri dhe Jyrgen Klop është arsyeja më e rëndësishme përse unë zgjodha Liverpulin.
Klop ka diçka speciale. A është energjia e tij? A është imazhi në tërësi? Ndonjëherë ulem dhe mendoj se çfarë ka ai më shumë se të tjerët”.
PANORAMASPORT.AL