Pasuesja e Klaudia Pepës “nxjerr zbuluar” Albi Nakon: Në fillim s’ia mbushja syrin, sot…
Balerina Alba Hoxha, që u pa të zëvendësonte Klaudia Pepën pas largimit nga trupa e “Tv Klan” ishte e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”. Ajo rrëfeu fillimet e saj të bashkëpunimit me koreografin Albi Nako, kur ajo s’kishte ende eksperiencën e duhur.“Në Klan jam futur me audicion dhe të them të drejtën në fillimet e mia s’kam qenë mirë. Albi Nako ditën e tretë ka dashur të më heqë. Më thoshte ‘Ti je një dru i pagdhendur, trupi si stemë Renault-je, fytyra si jastëk paje’. U demoralizova, por me kalimin e kohës, me ambicie, me dëshirë, me punë arrita këtu ju jam sot’, u shpreh ajo me pak doza humori. Edhe pse tani janë bërë 6 vjet që ajo pjesë e trupës së baletit të “Tv Klan”, tregoj gjatë emisionit se Nako donte ta hiqte nga trupa që në ditën e tretë, sepse nuk ia mbushte mendjen fare. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Ajo jo vetëm bëri për vete koreografin me talentin në kërcim, por madje ishte ai që i propozoi për të qenë ajo pjesë e rubrikës së motit. Ish-velina e “Stop” nga 1 marsi moderon rubrikën e motit në këtë televizion. Vetë Albi e shprehu konsideratën e tij për balerinën e tij në një nga puntatat e “Dance with me”, ku u shpreh se ajo po ecën në balet në hapat e Klaudia Pepës.