Pasi vrau gruan me sëpatë, vari veten në pemë. Detaje nga krimi në Librazhd. Ja shtëpia ku ndodhi ngjarja

“Panorama.al” ka siguruar pamjet e banesës në të cilën ndodhi krimi i dyfishtë në familje, ku burri vrau me sëpatë gruan dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur në një pemë.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e sotme (7 qershor)në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku Qemal Bici 56 vjec qëlloi me sëpatë për vdekje gruan e tij, Menturie Bici 54 vjece dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Panorama.al meson se çifti kishte 4 fëmijë, tre prej të cilëve jetojnë jashtë, ndërsa fëmija tjetër jetonte me ta. Ka qenë pikërisht djali 20 vjeçar, i cili i ka gjetur të pajetë prindërit.

Mesohet se autori i krimit ishte një tip konfliktual dhe kohët e fundit vuante nga depresioni, ndërsa ishte dhe përdorues i alkoolit.