Pasi u tha se i dhanë fund martesës për shkak të tradhtisë, reagon për herë të parë S4MM
Javën e kaluar në rrjet qarkulloi me shpejtësi lajmi se reperi shqiptar, S4MM dhe partnerja e tij, i kanë dhënë fund martesës.
Dyshimet nisën kur u vu re se dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Për më tepër, fansat e reperit kapën edhe një detaj tjetër: ai fshiu nga profili i tij të gjitha fotot që kishte bërë me Filis Ismailin në ditën e tyre të martesës.
Të njëjtën gjë bëri pak ditë më pas edhe Filis.
Thashethemet u përforcuan edhe më shumë kur S4MM publikoi në Instastory një status ku shkruante “Tradhtare”.
Por, mbrëmjen e djeshme, artisti sqaroi se ky ishte titulli i këngës së tij të re që pritet të publikojë.
“’Tradhtare’ është emri i këngës së re”, shkroi ai.
Megjithatë, faktet e tjera ende nuk janë hedhur poshtë, prandaj dyshimet se marrëdhënia e tyre është prishur, vazhdojnë akoma.