Pasi u ndanë, Dafina habit me atë që i shkruan publikisht Dj Geek

Disa ditë më parë, Dafina Zeqiri bëri të ditur se i kishte dhënë fund lidhjes me Dj Geek. Dafina u shpreh se duhet të zgjidhte midis punës dhe romancës, ndaj kishte zgjedhur të parën.
Por së fundmi, Dafina ka habitur fansat kur ka komentuar në disa foto të fundit të Dj Geek. “Fotoja më e mirë e jotja”, i komenton Dafina Dj, i cili ia kthen: “Okeeej”.
Në një tjetër foto të Dj Geek, Dafina i vë në dukje zinxhirin që DJ ka në qafë dhe ai i kujton macat. Mesa duket, dyshja kanë treguar se kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.