
Pasi u nda nga i fejuari, Paris Hilton e lumtur pranë Dua Lipës
Paris Hilton ka pësuar një zhgënjim në jetë së fundi pasi u nda nga i fejuari, Chris Zylka.
Por, duket se pronarja e hoteleve “Hilton” e ka marrë veten, duke dalë në një festë të organizuar këtë fundjavë në Los Angelos. 37 vjeçarja u pa e veshur me të zeza, duke u argëtuar në shoqërinë e këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës. Ka qenë pikërisht Dua, ajo që ka postuar në Instagramin e saj, një sot fotosh nga mbrëmja ku duket shumë e afërt me pasaniken. Paris po ashtu i ka shprehur dashurinë Duas me një koment, duke dëshmuar faktin se ato janë mikesha te ngushta, dhe ky nuk është një takim thjesht rastësor.
