Pasi u bënë prindër për herë të dytë, Meghan dhe Princ Harry marrin dhuratën e parë për vajzën
Meghan Markle dhe Princ Harry janë bërë prindër për herë të dytë.
Meghan ka sjellë në jetë vajzën ditën e premte , në orën 11:40 në Santa Barbara dhe së bashku me Harry vendosën ta quajnë Lilibet Diana Mountbatten-Windsor. Menjëherë pas lajmit, pallati mbretëror ka postuar në faqen zyrtare urimin e Mbretëresha Elizabeth.
“Urime dukës dhe dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornwall, Duka dhe dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stërmbesa e 11 e Madhërisë”, thuhej në deklaratë.Ndërkohë së fundmi është mësuar se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes.