Pasi përfundoi me urgjencë në spital, zbulohet sëmundja nga e cila po vuan prej kohësh Travis Barker
Partneri i Kourtney Kardashian, Travis Barker është shtruar me urgjencë në spital.
Fotot e bateristit Bl ink-182 duke u dërguar për në spital po bëjnë xhiron e rrjetit. Barker nxitoi në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Imazhet konfirmuan se Barker ishte personi që mbërriti në qendrën mjekësore me tatuazhin e dorës.
Vajza e bateristit Alabama i kërkoi ndjekësve në Instagram të luten për babain e saj:
“Ju lutem dërgoni lutjet tuaja”.
Gjithashtu të martën në mëngjes, Barker shkroi në Twitter, “Zot më ruaj”. Sipas një rrëfimi, bateristi i Blink-182 vuan nga nevralgjia trigeminale.
Çfarë është nevralgjia trigeminale?
Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, nevralgjia trigeminale është një dhimbje e papritur dhe e fortë e fytyrës. Shpesh përshkruhet si dhimbje e mprehtë ose si goditje në nofull, dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.
“Zakonisht ndodh në sulme të shkurtra, të paparashikueshme që mund të zgjasin nga disa sekonda deri në rreth 2 minuta. Sulmet ndalojnë aq befas sa fillojnë.”
“Në shumicën e rasteve, nevralgjia trigeminale prek vetëm njërën anë të fytyrës, me dhimbje që zakonisht ndihet në pjesën e poshtme të fytyrës. Herë pas here dhimbja mund të prekë të dy anët e fytyrës, edhe pse jo zakonisht në të njëjtën kohë.”
Barker i rrëfeu Joe Rogan se kishte nevralgji trigeminale gjatë një interviste.
“Kam Neurolgjinë Trigeminale. A keni dëgjuar për të? Është më e keqja. Quhet sëmundja e vetëvrasjes.”