Pasi kaloi 1 orë kohë për një foto të Amit, Ermal Mamaqi ju jep një këshillë gjithë burrave
Ditët e fundit Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi i kanë shijuar duke pushuar në një nga ishujt më të bukur të Italisë, Capri. Çifti i njohur kanë vizituar disa nga destinacionet turistike të këtij vendi dhe nga publikimet në rrjete sociale duket se këto ditë kanë qenë shumë të veçanta për ta.
Megjithatë Ermali duket se nuk i ka shijuar plotësisht, sepse i është dashur të jetë në dispozicion të Amardës në çdo moment. Ai ka treguar se si çdo burrë tjetër ka kaluar një orë të konsiderueshme duke realizuar foton perfekte për bashkëshorten e tij. Mamaqi ka publikuar në ‘Instagram’ një imazh të Amit që e ka shkrepur vetë dhe ju ka dhënë një këshillë të gjithë ndjekësve.
“Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer. Bëni një Master, Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi. Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktojë dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë. Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola… dmth ja dola që mos të ha një super dru… @amardatoska të dua”, ka shkruar Ermali. Ky postim i tij ka shkaktuar shumë të qeshura tek çiftet e reja dhe sigurisht nuk ka munguar një reagim nga Ami. “Këtë herë të kurseva pak”, është përgjigjur ajo duke qeshur. Me siguri të gjithë çunat dhe burrat e kuptojnë më së miri Ermalin, sepse realizimi i një fotografie perfekte për partneret e tyre është kthyer në një sfidë të madhe ditët e sotme. /revistawho.com