Pasanikja Paris Hilton cakton dasmën: “Chris ma ndryshoi planin për të qëndruar single”
“Vitin që vjen do martohem. Në fillim doja të rrija vetëm, por kur u takova me Chris (Zylka) kuptova që ishte njeriu i duhur për mua”. Paris Hilton ka folur në një intervistë ekskluzive për “Chi” dhe ka rrëfyer për martesën e saj. “Ëndërroj një dasmë shumë të bukur dhe një fustan romantik. Më pas dua të kem tre fëmijë, të parën vajzë, do ta quajë London, të dytin djalë, që do të doja ta quaja Milan… dhe në fund të tretën sërish vajzë, që do të doja ta quajë Paris! Që kur isha adoleshente kam punuar shumë fort, kam ndërtuar një perandori dhe tani dua t’i kushtohem vetes”, shkruan Panorama Plus. Ndërsa për ”luftën” mes saj dhe Kim Kardashian trashëgimtarja Hilton thotë: “Ne njihemi që kur ishim 2 vjeçe, mamatë tona janë mikesha të ngushta… Mediat amerikane u pëlqen të sajojnë histori”.