Pas zhgënjimit në dashuri, kjo vajzë vendos të martohet me veten
Rruga më e mirë për t’i shpëtuar divorcit është mos të martohesh fare, por një vajzë ka gjetur një zgjidhje të dytë dhe shumë më të lehtë; të martohet me veten e saj. Lidhja më e gjatë që gjithsecili mund të parashikojë si më të suksesshmen e mundshme është ajo me vetveten. Linda Doktar përjetoi një histori të dhimbshme dashurie, iu thye zemra nga ish-i dashuri i saj dhe kështu mori një vendim: të martohet me vetveten! 34-vjeçarja nga Australia mbajti një ceremoni të thjeshtë intime në plazh dhe ftoi vetëm 3 miqtë e saj më të ngushtë. Ajo zbatoi të gjitha rregullat e një martese; me dëshmitar, dekor ambienti fustan të bardhë, buqetën me lule madje bëri edhe betimet. “Unë mendova se kjo ishte një mënyrë kaq e bukur për të simbolizuar dashurinë dhe vetvlerësimin në një nivel të tillë. Besoj se lidhja më e rëndësishme që mund të kem ndonjëherë është me veten time”, ka treguar Linda. Mjaftoi një pasqyrë për të bërë betimin e dashurisë së përjetshme, e madje këtë lloj martese Linda ua sugjeron të gjithë atyre që kanë kaluar një ekperiencë të tillë.