Pas zërave për një ndarje, Rita Ora fotografohet me një mashkull misterioz teksa shijojnë pushimet së bashku
Rita Ora e ka shfrytëzuar më së miri kohën e saj në Sidnei, pasi udhëtoi për në Down Under për të qenë pjesë e jurisë së “The Voice Australia”.
Këngëtarja 31-vjeçare vendosi që pas karantinimit të shijonte një ditë në plazh me motrën e saj, Elenan, dhe me një shok, fill pasi i dashuri i saj konfirmoi se ishin ende bashkë, shkruan “Daily Mail”.
Ora dukej mahnitëse e veshur me bikini që i tregonin format trupore dhe muskujt e tonifikuar, ndërsa krah saj shihet mashkulli misterioz. Në disa momente, teksa janë në ujë, dyshja shihen të përqafuar.
Ajo mbante edhe një palë syze dielli dhe dukej se ishte pa grim në fytyrë.
Edhe Elena, motra e Ritës, e cila është edhe menaxherja e saj, dukej e mrekullueshme me bikini.
Rita Ora dhe regjisori Romain Gavras, 39 vjeç, kanë qenë në një lidhje për më shumë se gjashtë muaj, por kohët e fundit dyshja përflitet për një ndarje.
Por, këto zëra i ka hedhur poshtë Gravas, i cili është shprehur se janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.