Pas zënkës, Robert Berisha tregon mendimin e tij për Feron
Zënka e Robert Berishës me Feron ishte në krye të titujve të mediave shqiptare për disa ditë me radhë javën e kaluar. E pavarësisht përplasjes virtuale që pati dyshja, së fundi Roberti ka dashur të sqarojë publikisht mendimin e tij për Feron. I ftuar në një intervistë për emisionin “Ora e mbrëmjes”, Roberti i dha një këshillë reperit që të mos merret me artistë që kanë aq vite karrierë sa mosha e Feros. Pasi Fero ka ftuar Mc Kreshën, Lyrical Son dhe BimBimmën për një duel në rep, Roberti e ka këshilluar të mos merret me artistë që kanë karrierë sa mosha e tij.
“Hallall i qoftë çfarë vetëbesimi, shumë djalë i lezetshëm, kam ndenjur një herë me të, një koncert e kemi pasur në Zvicër para tri vitesh, edhe më fëmijë ka qenë. Mos u shtyj me të vjetër hiç mos me pas hite, mos u merr me çmime të të tjerëve. Ma kishte bërë çmimin 400-500 euro e s’di diçka dhe i thash: Ma paske rrit, se unë ato para i ndaj me dy muzikantët e mi”, ka thënë Roberti.
Ai vazhdon duke krahasuar reperët këtu me ata të SHBA-së, që për fat të mirë thotë se nuk kanë përplasje me armë për famë, sikundër ndodh në Amerikë.
“BimBimma, Festimi, Mc Kresha në gjumë bëjnë rep, kanë përvojë sa ka vjet Fero. Por kjo është një lojë këta që e bëjnë, shyqyr këtu te ne që nuk gjuhen me armë si në Bronx, New York, se këtu nuk gjuhen me bo emër, po vetëm me fjalë kapak. Besomë që kur shihen në aeroplan përshëndeten me njëri-tjetrin: Si je a je mire?”
Gjithçka nisi pasi Fero kishte dëgjuar një deklaratë të Robertit në një emision, ku i vënë përballë zgjedhjeve mes Flori Mumajesit dhe Feros, ai iu drejtua Eneda Tarifës duke i thënë: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.
Kaq mjaftoi që Fero të niste një sërë postimesh ku tallej me tarifat e koncerteve të Robertit, pasi një fans i shkroi se këngëtari kishte kënduar për 400 euro në një festë në shtëpinë e tij.