Pas publikimit të audios, Zhaklin Lekatarit i ndalohen komentet për Olta Gixharin

Opinionistja e’ Big Brother Vip’, Zhaklin Lekatari, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të audios, ku tregonte se burri i Olta Gixharit po e shantazhonte. Pas publikimit në media, ajo pohoi se partneri i aktores kishte tentuar ta kontaktonte por nuk kishte patur kërcënime. Edhe ditën e djeshme në fillim të spektaklit, Lekatari i kërkoi falje produksionit dhe deklaroi sërish se nuk është shantazhuar.

“Dua t’ju kërkoj falje ju (produksionit) dhe gjithë atyre që kam përmendur. Ky emision ka një presion të madh. Kur mora ftesën isha përgatitur për këtë, por ja që edhe unë rashë në grackën e mesazheve që përmbajnë gjuhë dhune, urrejtje. Një bisedë e imja intime me një person të afërt është prerë dhe është shpërndarë në të gjitha rrjetet. Nuk jam shantazhuar, rrini të qetë,” u shpreh ajo. Mirëpo, Arbana komunikoi se Zhaklin nuk kishte më të drejtën e fjalës për të komentuar Oltën.

Sipas moderatores, këtë do ta bëjë vetëm Arbër Hajdari, për të qenë të drejtë. “Komentet per Oltën do t’i bëjë gjithmonë Arbri për të qenë të drejtë edhe me të gjithë konkurrentet e tjerë”, tha Osmani./Lapsi.al