Pas pjesëmarrjeve dhe suksesit në kompeticione të ndryshme, Aurela Gaçe zbulon pse nuk do të marrë më pjesë në to
Programi ‘Në kurthin e Piter Pan’ rezervon çdo të hënë mbrëma dy të ftuar specialë, të cilët vihen përballë pyetjeve pikante të fëmijëve. Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka qenë një prej tyre puntatën e sotme dhe si gjithmonë ka dhuruar shumë të qeshura dhe energji për publikun. E pyetur nga fëmijët se nëse është fakti që ajo i fiton kompeticionet, arsyeja pse nuk do të marrë pjesë më në festivale, Aurela Gaçe u përgjigj duke thënë: “Jo gjithmonë, më ka dalë nami se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit”.
Ajo shtoi gjithashtu se nuk do të rreshti kurrë së kënduari dhe se nuk do ta lërë për asnjë çast muzikën, megjithatë deri tani i ka shijuar çmimet dhe sfidat e saj.
Kujtojmë se hera e fundit kur Aurelën e pamë në një kompeticion ishte ai në ‘Kënga Magjike 2018’, me këngën ‘Rratatata’, e cila ishte një bashkëpunim me miken e saj më të mirë, Eli Fara./revistawho.com