Pas peticionit që u bë viral, Apple vendos Kosovën në hartë!
Rreth 1 muaj më parë, shqiptarët ndërmorën një nismë që adresonte gabimet e hartës së Apple. Në të kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë ishin të paqartë, si dhe dukej sikur Prishtina ishte pjesë e Serbisë. Kjo solli që të krijohej një peticion si kërkesë ndaj kompanisë gjigande, për të rregulluar hartën dhe për të vendosur saktë Kosovën si një shtet i pavarur.
Peticioni u shpërnda dhe nga personazhë të njohur shqiptarë, përfshirë dhe Dua Lipan e Rita Orën. Gjithsej, ai është firmosur nga 197,175 persona. Ditën e sotme, krijuesja e peticionit ka dhënë lajmin se qëllimi u arrit:
”Fitore! Bashkimi bën fuqinë! Jam krenare t’ju them se Kosova është vendosur në hartën e Apple! Faleminderit për suportin tuaj!”
Ndonëse tingëllon si arritje modeste, është gjithnjë e rëndësishme që kufijtë dhe territori i shteteve të njihet siç duhet. Fundja janë këto elementë që tregojnë një shtet të pavarur dhe Kosova e ka fituar këtë status që në 17 shkurt 2008. /News31.al