Pas ndarjes nga Scott Disick, Sofia Richie flirton me Jaden Smith

Pas ndarjes nga Scott Disick, modelja 22-vjeçare, Sofia Richie është parë të kalojë kohë me Jaden Smith në Malibu të Kalifornisë.

Burime pranë tyre kanë pohuar për ‘Enews’ se Sofia dhe Jaden kanë kaluar gjithë ditën dhe natën bashkë.

“Ata e kaluan kohën bashkë në plazh duke luajtur me miqtë e tyre, por nuk i hiqnin sytë në asnjë moment nga njëri-tjetri. Ata shkuan të notojnë bashkë dhe i kishin duart tek trupat e njëri-tjetrit në ujë”, kanë treguar burimet pranë tyre.

Pas këtij momenti Sofia dhe Jaden kanë shijuar koktejlet me njëri-tjetrin dhe piknikun në natyrë.

Fansat janë mjaft kureshtarë se cili do të jetë reagimi i Disick, pas flirtimeve të ish-të dashurës së tij me Jaden Smith./revistawho.com