Pas ndarjes nga modelja seksi, Erik Lloshi shpall papritur fejesën
Është një nga këngëtarët që i ka dedikuar më shumë dashurisë se asnjë tjetër, dhe për këtë arsye është cilësuar romantiku i muzikës. Sot Erik Lloshi i ka befasuar miqtë, pasi i ka vënë unazën e fejesës të dashurës së tij, moment që e ka postuar në Instagram me anë të fotoje. Lidhjen me të dashurën e tij, këngëtari i baladave ka vendosur ta mbajë larg mediave ndaj deri tani dihet shumë pak rreth kësaj romance të re, që mendohet të ketë nisur për Erikun pas ndarjen nga modelja seksi, Jola Progri.