Pas ndarjes me Oriola Marashin, Eros Grezda në një lidhje me modelen spanjolle?

Futbollisti i njohur, Eros Grezda, mesa duket e ka hedhur pas krahëve historinë me modelen seksi, Oriola Marashin, pasi qarkullojnë disa zëra se ai mund të jetë në një lidhje të re.

Së fundmi ai është parë krah modeles spanjolle, Nicole, duke nxitur dyshimet te fansat. Ajo ka ndarë foto me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku shihet krah futbollistit shqiptar.

Ata janë parë shpesh kohët e fundit në shoqërinë e njëri tjetrit por nuk akoma kanë komentuar asgjë në lidhje me raportin e tyre.

Futbollisti Eros Grezda, ka qenë shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të romancës me modelen e njohur Oriola Marashi. Ai ka thënë se ky fakt e ka bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.