Pas ndarjes, Dafina Zeqiri i dërgon mesazhin Dj Geek: Nuk mund të jetojë pa mua

Dafina Zeqiri vetëm pak kohë më parë i dha fund lidhjes me të dashurin e saj DJ Geek.

Por çifti vazhdon të mbajë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

Madje ata janë gjithë kohë së bashku pas ndarjes.

Sot këngëtarja publikoi një video me Dj Geek, ku në përshkimin e saj shkruante: “Ai nuk mund të jetojë pa mua.”

Pak ditë më parë Dafina publikoi edhe një foto ku në sfond ishte Dj Geek dhe prezantuesja Nora Haxha dhe e quajti ish të dashurin e saj “një mik”

“Me dy miqtë e mi,”- shkroi këngëtarja, duke treguar se kanë respekt për njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.

Lidhja e saj me Dj Geek nisi disa muaj pasi u nda nga ish-partneri Jose.

Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, ndërsa vitin e kaluar bënë bujë me duetin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”.

/Panoramaplus.al