Pas muajit të mjaltit, Gjiko dhe Elita Rudi i drejtojnë armët njëri-tjetrit
Së fundmi ata kanë krijuar lajm kryesisht për pushimet e muajit të mjaltit pas dasmës së madhe. Por, një postim i bërë së fundmi nga Gjiko dhe Elita Rudi ka paralajmëruar të tjera gjëra. Me armët drejtuar njëri-tjetrit dyshja pozojnë në atë që duket të jetë mbase klip i përbashkët. Përshkrimi me dyshime i Gjikos ka lënë fansat të aludojnë mbi atë që na pret së shpejti, gjë e cila mbetet të kuptohet, shkruan Prive. Ndryshe, përfshirja e partnereve në videoklipe por edhe këngë është shndëruar në një trend kohëve të fundit jo vetëm në industrinë shqiptare të muzikës por edhe më gjerë.