Pas martesës së tyre, këngëtarja shqiptare tregon si është të jetosh në një shtëpi me dy fëmijët e bashkëshortit
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Aida Doçi, muaj më parë i dha fund beqarisë. Ajo u martua me menaxherin e saj, Naser Qelin, me të cilin shprehet se po jeton e lumtur.
E ftuar në emisionin ‘NIN’, ajo tregoi shumë “sekrete” nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Ndër të tjera, Aida u pyet se si po ndihej tani që është e martuar. Edhe padyshim përgjigja e këngëtares ka qenë pozitive dhe e pritshme.
“Unë jam duke e jetuar kulmin e lumturisë. Jetoj me Naserin dhe dy fëmijët e tij. Ata muj me than që janë dashni për mu dhe bekim për mu. Jemi familje e mrekullueshme”, tha Aida.