Pas largimit të Xhemit, zbulohet kush do e prezantojë “Portokalli” krah Salsano Rrapit

Lëvizjet dhe ndryshimet në spektaklin e humorit “Portokalli” kanë bërë bujë këtë sezon të ri televiziv. Altin Basha do të vazhdojë të jetë regjjisori, ndërkohë që aktore si Renalda Caci apo Egla Ceno kanë konfirmuar largimin.

Xhemi Shehu ka konfirmuar vetë largimin e saj si moderatore, ndërkohë që Salsano mbetet ende pjesë e spektaklit. Lind pyetja: kush do moderojë krahë tij? Këtë e kanë zbuluar burime pranë “Revista Who” të cilat tregojnë se këtë sezon do rikthehet Eneda Tarifa. Ajo është parë në ambientet e “Top Channel” krahë stafit për përgatitjet e fundit.

Kujtojmë se Eneda ka qenë dhe më parë moderatore e spektaklit të humorit, kështu që ky vendim duket se është rikthim në origjinë.

News31